Këtë verë duhej të ishte luajtur Euopiani 2020, por situata e pandemisë së Koronavirusit e bëri të pamundur zhvillimin e këtij kompeticioni. Europiani u shty për në vitin 2021 dhe deri atëherë ka mundësi të ketë ndryshime sa i takon vendeve që do të presin ndeshjet e turneut, i parashikuar për t’u shpërndarë në 12 vende të ndryshme, një formulë kjo e aplikuar për herë të parë.
“Do të luajmë në 12 vende, por nëse nuk do të jetë e mundur, ka skenarë të tjerë. Nëse humbim një apo dy qytete për shkak të pandemisë, mund t’i zhvillojmë ndeshjen diku tjetër”, – thotë drejtori u turneve të UEFA-s, Martin Kalen, i cili ka pohuar se vendet organizatore mund të ndryshojnë. Më të rrezikuara janë qytet e mëdha, sepse në to është parashikuar një numër më i madh eventesh. “Londra, për shembull, rrezikon. Nëse problemi i pandemisë bëhet edhe më i madh, ky qytet nuk mund të presë ndeshjet e Europianit me asnjë çmim”, – ka shtuar drejtuesi zviceran i UEFA-s.

Ndeshjet e Europianit janë programuar të luhen në Romë, Kopenaghen, Bukuresht, Amsterdam, Dublin, Bilbao, Budapest, Gllasgou, Baku, Mynih, Londër dhe Shën Petërburg. Por, siç e pranon edhe vetë drejtuesi i lartë i organizmit të drejton futbollin europian, rreziku i ndryshimit të qyteteve të përmendura më lart, është i madh. Gjithçka varet nga agresiviteti i pandemisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje