Politike

Eurosocialistët letër Ramës: 25 prilli vendos për të ardhmen e Shqipërisë në BE

Presidenti i socialistëve europiane i ka dërguar një letër kryesocialistit Edi Rama, ku i uron suksese në zgjedhjet e 25 prillit dhe thekson rëndësinë që rezultati i këtyre zgjedhjeve ka për ecurinë në rrugën europiane të Shqipërisë.

“Teksa i afroheni zgjedhjeve të 25 prillit, dua të drejtohem ty dhe partisë sonë simotër një mesazh të ngrohtë mbështetjeje dhe inkurajimi. Këto zgjedhje ka një rëndësi të jashtëzakonshme për ecurinë në rrugën europiane të Shqipërisë, vazhdimin e reformave dhe rimëkëmbjen post-pandemike dhe rindërtimi nga pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019”, thuhet në letrën e firmosur nga Presidenti i PES, Sergei Stanishev.

Në letër vlerësohet progresi i bërë nga Shqipëria në 8 vitet e qeverisjes së Edi Ramës.

“Partia Socialiste dhe ju personalisht keni treguar lidership të jashtëzakonshëm dhe kurajo të palëkundur në rrugën drejt reformave të pakthyeshme, sidomos në reformën në drejtësi dhe këto reforma po japin frutat e tyre. Tani po rindërtoni një sistem drejtësia të bazuar tek integriteti dhe profesionalizmi, duke vendosur një shembull për të gjithë rajonin dhe më tej”, vijon letra.

Eurosocialistët vlerësojnë listën e kandidatëve të paraqitur nga PS në këto zgjedhje.

“Jam i lumtur që keni bërë bashkë në një listë kandidatësh energjitikë duke u bazuar tek gratë dhe të rinjtë. Besoj se këto dy forca të fuqishme do të kontribuojnë në fitoren e zgjedhjeve të 26 prillit dhe në thellimin e reformave e zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të vendit përgjatë mandatit tuaj të tretë”, mbyllet letra e Stanishev.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë