Sport

Evangjeli Veli, medalje bronzi për Shqipërinë në Europianin e Rusisë

Shqipëria ka fituar medaljen e parë në Europianin e peshëngritjes, që po zhvillohet në Rusi. Është një medalje bronzi, e fituar nga Evagjeli Veli në stilin e shkëputjes. Veli garon në kategorinë e peshave 55 kg dhe zuri vendin e tretë në shkëputje, pasi ngriti 89 kg, kurse në stilin e shtytjes ajo ngriti 105 kg dhe u rendit e teta.

Në dygarësh, Evangjeli Veli zuri vendin e pestë, me 194 kg në total. Ajo vendosi edhe tre rekorde të reja kombëtare për kategorinë e saj me rezultatet që regjistroi në Rusi. Ky është një sukses i madh për një sportiste, që gati 2 muaj më parë bëri të ditur largimin nga kombëtarja, sepse kishte mosmarrëveshjeve me federatën. Më pas situata u sqarua dhe tashmë Veli i ka sjellë medalje Shqipërisë.

Delegacioni shqiptar i peshëngritjes në Europianin e Rusisë. Gazeta Si, 5 prill 2021

Në Europianin e Rusisë do të garojnë edhe peshëngritësit Briken Calja, Daniel Godelli, Erkand Qerimaj dhe Krenar Shoraj. Pritshmëritë janë të mëdha për medalje të tjera nga katër peshëngritësit shqiptarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë