Bota

Everesti është pak më i lartë, Kina dhe Nepali më në fund bien dakord

Më në fund, dy vendet fqinje kanë gjetur akordin. Matja e re e majës më të lartë në botë, pas tërmetit të 2015-ës, shton edhe 86 centimetra më shumë në kuotën e mëparshme që njihej nga Katmandu. Kina në anën tjetër nuk merrte në konsideratë shtresën e borës dhe akullit.

Everesti është pak më i lartë. Pas vitesh me radhë debat, Kina dhe Nepali kanë rënë dakord për lartësinë zyrtare të malit, duke e çuar në 8.848,86 metrash, ose më saktë 86 centimetra më shumë në krahasim me lartësinë që njihte më parë Nepali dhe më shumë se 4 metra më shumë nga shifra zyrtare që jepte Pekini.

Diferenca lidhje me faktin se në të kaluarën Kina nuk llogariste shtresën e borës dhe të akullit, por vetëm bazën shkëmbore të malit. Nepali kishte vendosur të bënte një matje të re, sepse gjithmonë ka pasur dyshime se tërmeti i vitit 2015 mund të ketë pasur pasoja në lartësinë e malit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë