Gazeta Si – Denys Shleha, komandanti i Brigadës së 12-të Operative të Gardës Kombëtare të Ukrainës tha se brenda fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol, njerëzit e tij përjetuan një natë të trazuar.
Grupi i parë i personave të zhvendosur u largua nga uzina dje, por luftëtarët do të qëndronin ende në objekt.
Bashkë me ta, janë edhe rreth 200 persona në tunelet e nëndheshme, duke përfshirë 20 fëmijë.
“Me përfundimin e evakuimit të civilëve, armiku filloi të përdorë të gjitha llojet e armëve. Nata ishte e ashpër”, tha Shleha për CNN.
Njëra prej tyre ishte 37-vjeçarja Natalia Usmanova, e cila rrëfen për agjencinë e lajmeve “Reuters” tmerret e përjetuara gjatë 2 muajve strehim.
“Streha ishte aq e fortë, saqë vazhduan të godasin pranë nesh. Në dalje të bunkerëve, në disa shkallë, sipër mund të merrej frymë pasi nuk kishte oksigjen të mjaftueshëm. Kisha frikë të dilja jashtë dhe të merrja ajër të pastër”.
Usmanova ishte mes dhjetëra civilëve të evakuuar nga uzina në Mariupol, një qytet-port që është rrethuar nga forcat ruse për javë të tëra.
“Ne nuk e pamë dritën e diellit për kaq shumë kohë”, shprehet ajo, duke folur në fshatin Bezimenne në një zonë të Donjetckut nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Rusia rreth 30 km në lindje të Mariupolit.
Qyteti ukrainas ka qenë një objektiv kyç për Rusinë për shkak të vendndodhjes së tij strategjike pranë Gadishullit të Krimesë, të cilën Moska e aneksoi në vitin 2014.
Ndërkohë, autobusët për të evakuuar civilë të tjerë nga Mariupol, u larguan nga qyteti të hënën në mëngjes, raportoi “Guardian”, duke cituar një ndihmës të kryetarit të bashkisë.
Civilët që ndodhen në automjete, megjithatë, nuk vijnë nga fabrikat e çelikut Azovstal, siç ndodhi me autobusët e mëparshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje