Facebook njoftoi se ka ndaluar talibanët dhe çdo përmbajtje që i mbështet ato nga platformat e tij pasi e konsideron grupin si një organizatë terroriste.
Kompania thotë se ka një ekip të dedikuar ekspertësh afganë për të monitoruar dhe hequr përmbajtjen e lidhur me grupin. Për vite me radhë, talebanët kanë përdorur mediat sociale për të përhapur mesazhet e tyre.
“Talibanët janë të sanksionuar si një organizatë terroriste sipas ligjit amerikan dhe ne i kemi ndaluar ata nga shërbimet tona sipas politikave tona të Organizatës së Rrezikshme. Kjo do të thotë që ne heqim llogaritë e mbajtura nga ose në emër të talibanëve dhe ndalojmë lavdërimin, mbështetjen dhe përfaqësimin e tyre”, tha një zëdhënës i Facebook.
Zëdhënësi i Facebook theksoi se politika zbatohet për të gjitha platformat e saj, përfshirë rrjetin e saj kryesor të mediave sociale, Instagram dhe WhatsApp.
Sidoqoftë, sipas BBC, ka raporte se talibanët po përdorin WhatsApp për të komunikuar dhe Facebook do të marrë masa nëse zbulon se llogaritë në këtë aplikacion janë të lidhura me grupin.
Akoma nuk dihet çfarë do të ndodhë me Twitter në lidhje me talibanët por një zëdhënës ka thënë se do të funksionojë çdo gjë në varësi të politikave kundër organizatave të dhunshme dhe sjelljeve të urrejtjes.
Sipas rregullave të tij, Twitter nuk lejon grupe që promovojnë terrorizmin ose dhunën kundër civilëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje