Bota

Facebook mbyll llogaritë e influencerave antivaksinë

Facebook ka mbyllur qindra llogari të lidhura me një agjenci misterioze reklamash që vepron në Rusi e cila synonte të paguante ndikues të mediave sociale kundër vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca, njofton “The Guardian”.

65 llogari në Facebook dhe 243 llogari në Instagram u gjurmuan dhe burimi rezultoi të ishte një firmë reklamimi dhe marketingu që punonte në emër të një klienti të panjohur.

Rrjeti përdori llogari të rreme për të përhapur informacione jo të vërteta për sigurinë e vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca.

Njëri pretendoi se kush merr vaksinën AstraZeneca do ta kthente atë person në një shimpanze.

Llogaritë kishin në shënjestër audiencat në Indi, Amerikën Latine dhe, në një masë më të vogël, SHBA, duke përdorur disa platforma të mediave sociale duke përfshirë Facebook dhe Instagram.

Rusia ka tregtuar në mënyrë aktive vaksinën e saj, Sputnik V, jashtë vendit, në atë që disa analistë e shohin si një përpjekje për të shënuar një pikë të re gjeopolitike.

Përfaqësuesit e Facebook gjithësesi nuk spekuluan mbi motivimin e mundshëm pas fushatës së njollosjes ndaj dy vaksinave  Pfizer dhe AstraZeneca.

Rrjeti me burimin në Rusi quhej “Fazze” dhe kohët e fundit kishte kontaktuar disa ndikues të mediave sociale në disa vende kundrejt ofertave të majme për ripostimin e reklamave anti Pfizer dhe Astrazeneca


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë