Lajme

Vidhte pensionistët me falsifikime, ndalohet postieri në Pogradec

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga postierin e Postës së këtij qyteti, pasi akuzohet për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”.
Policia bën me dije se 40-vjeçari Jetnor Shaho falsifikonte dokumentet e marrjes së pagesave për pensionistët, me qëllim përvetësimin e shumave monetare nga pensionet dhe shpërblimet e tyre.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë