Arkivoli i Princit Filip të Britanisë u vendos në qemerin mbretëror, ndërsa pjesë e gjithë ceremonisë ka qenë edhe gruaja e tij, Mbretëresha Elizabeta II.

Në ceremoni ishin 30 persona, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Princi Filip, burri i Mbretëreshës Elizabeta II për 73 vjet, vdiq më 9 prill pasi kaloi një muaj në spital, ku u trajtua nga disa komplikime në zemër dhe një infektim.

Ai u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare.
Ai u varros në Kështjellën Windsor, një kompleks gati 1,000 vjeçar në perëndim të Londrës.
Një gjithë Mbretërinë e Bashkuar është mbajtur një minutë heshtjeje për ta nderuar Princin Filip.
Himnet dhe muzika reflektojnë lidhjet e Princit Filip dhe shërbimin e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe më shumë se shtatë dekada të mbështetjes së Mbretëreshës Elizabeta, e cila mbush 95 vjet, javën tjetër.

Në mesin e pjesëmarrësve në ceremoninë e varrimit ka qenë Princi William dhe vëllai i tij Harry, i cili mbërriti nga Kalifornia.
Gruaja e Harryt, Meghan është shtatzënë me fëmijën e dytë të çiftit, dhe është këshilluar që të mos udhëtojë, andaj pritet ta shikojë gjithë ceremoninë nga shtëpia e saj në Shtetet e Bashkuara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje