Politike

Fatos Nano voton në Tiranë: Pjesëmarrje e ulët, erdha t’i nxis pak

Ish-kryeministri Fatos Nano ka lënë shtëpinë e tij në Vjenë dhe ka udhëtuar këtë fundjavë drejt Tiranës, për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Ish-kreu historik i Partisë Socialiste ka hedhur votën e tij bashkë me të shoqen Xhoana Nano. Pas daljes nga qendra e votimit, Nano pati edhe një mesazh të shkurtër për qytetarët, të cilëve u bëri thirrje të votonin.

Duke folur përpara kamerave, ish-kryeministri pranoi se kishte ardhur të votonte sepse pjesëmarrja sipas tij ishte e ulët dhe se siç tha ai, “duhej nxitur pak”.

“Pjesëmarrja ishte pak e ulët, ndaj erdha që ta nxis. Ata që mërziten të mërziten vetëm për vete, dhe të mos i mbajnë shumë.

Fituesit gëzojnë për të gjithë, humbësit të mërziten vetëm për vete”, tha Nano.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë