Futboll

Federatat dhe Ligat të bashkuara: Europiani, në 2021-shin!

Për nesër është parashikuar një videokonferencë nga UEFA, që do të konsultohet me të gjitha federatat e saj për spostimin e mundshëm të Europianit 2020, i parashikuar të zhvillohet në korrik. Për momentin ka shumë dyshime për kohën e zhvillimit të Euro 2020, sepse gjithçka është e lidhur me kohëzgjatjen e pandemisë së Koronavirusit.

Në fakt, thuajse të gjitha federatat janë dakord për shtyrjen e Europianit në verën e vitit 2021, në mënyrë që të shpëtojnë kampionatet. Edhe Ligat e shumë vendeve janë në të njëjtin mendim. Kampionatet europiane mund të shtyhen ndoshta deri në fund të korrikut, duke pasur parasysh situatën aktuale, çka e bën të pamundur zhvillimin e Europianit në kohë. Gjasat janë të mëdha që Europiani të zhvillohet vitin e ardhshëm, edhe pse vendimi zyrtar do të merret nesër.

Së fundi ka dalë edhe një hipotezë për ta zhvilluar Europianin në muajin nëntor, duke u dhënë kështu mundësi kampionateve kombëtare të përfundojnë. Megjithatë, është vetëm një hipotezë. Federatat janë të interesuara t’i mbyllin kampionatet e tyre në çdo mënyrë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë