Komunitet

Fëmija im nuk dëgjon asnjë këshillë?!


Pyetje: Djali im 14 vjeçar mendon se di gjithçka dhe nuk dëgjon asnjë këshillë që i them. Ndoshta, kjo është pjesë e moshës, por unë dua të luftoj këtë tendencë për të zvogëluar shumë probleme me personalitetin e tij në të ardhmen. Unë kam nevojë për ndihmë për t’i treguar rrugën e duhur djalit tim.
A ka ndonjë mënyrë se si unë mund të flas më të pa krijuar zënka të gjata ?

Përgjigje: Çdo prind në këtë moshë të fëmijëve mendon shumë gjëra për ta bërë fëmijën e tij një njeri më të mirë. Ajo që ndodh në moshën e adoleshencës është se fëmijët përpiqen të formojnë karakterin e tyre.
Me duhet të them se këto faza janë normale për një adoleshent dhe prindërit në këto situata duhet të jenë udhërrëfyesi i tyre.

Zhvillimi i trurit të fëmijës tuaj në moshën e adoleshencës është më i shpejtë dhe i egër se sa kur ishte një foshnje.
Për shkak se luhatja e humorit të fëmijëve është prezent gjatë moshës së adoleshencës kjo krijon shpesh situata të pakënaqshme midis teje dhe tij. Arroganca e tij gjithashtu është normale, ashtu si një fëmijë i vogël që është kokëfortë, edhe një adoleshent ndjehet sikur di gjithçka dhe është vështirë të ndryshosh mendimet e tyre. Kjo pjesë e tij që mund të duket problem në këto momente tregon se në të ardhmen ai do të bëhet i aftë për të qenë i pavarur në të ardhmen.

Prindër që këshillojn djalin e tyre

Në vend të qortimeve pafund, siç bëjnë zakonisht të gjithë prindërit, kur djali juaj ju tregon një dëshirë ose mendim, ju duhet ta pyesni se çfarë ndikoi në ndryshimin e mendimeve të tij. Shpesh adoleshentët kanë mënyrën e tyre të veçantë për të parë botën. Në librin e tij “Brainstorm” Daniel Siegel pohon se adoleshentët e sotëm mendojnë më shumë dhe janë më pak të predispozuar drejt sjelljeve të këqija. Ata kanë një krenari të pashpjegueshme dhe e shohin veten si lider në të ardhmen. Kjo është diçka tepër e mire dhe e vlefshme, sepse i përgatit ata për jetën në të ardhmen.

Nëse mendoni se miqtë e djalit tuaj po e drejtojnë atë në rrugë të keqe, unë do të ju thoja se duhet të jeni të guximshëm për të folur me prindërit e shokëve të fëmijës tuaj.
Në thelb, unë po kërkoj të zgjidhni një rrugë të mesme. Mos e merrni personalisht qëndrimin dhe arrogancën e tij, por kjo nuk do të thotë të injoroni shenjat e problemeve më të thella. Unë këshilloj se duhet të shoqëroheni me prindërit e shokëve të fëmijës tuaj. Ndoshta kjo gjë nuk është e pëlqyeshme, por është diçka e vlefshme që prindërit të flasin më shpesh me njëri-tjetrin.

Nga Meghan Leahy, e cila punon prej kohësh, si trajnere e certifikuar për sjelljen e prindërve me fëmijët dhe është nëna e tre vajzave./The Washington Post/

Nëse keni pyetje, kontaktoni në info@gazetasi.al


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë