Gazeta Si – Nga lumturia për fitoren e parë historike në ‘Giro d’Italia’, te trishtimi i tërheqjes. Biniam Girmay është detyruar ta braktisë garën. Ai ka dëmtuar syrin e majtë me tapën e shishes së shampanjës, kur po festonte suksesin në Jesi.
Ishte vetë çiklisti nga Eritrea që njoftoi tërheqjen me anë të një videomesazhi në rrjetet sociale: “Syri ka pësuar dëmtime serioze”, – ka shpjeguar Girmay. “Bini, të presim shpejt në rrugët tona”, – është urimi i organizatorëve të ‘Giro d’Italia’.
A message from Biniam Girmay #Giro pic.twitter.com/D2GCW3mH9X
— Intermarché-Wanty-Gobert (@IntermarcheWG) May 18, 2022
Skuadra ka preferuar të mos rrezikojë me çiklistin, duke mos e nisur atë në etapën e 11-të. Girmay do të kryejë ndërkohë kontrolle të tjera të specializuara.
“Për shkak të një incidenti në pod, analizat mjekësore kanë treguar se ka hemoragji në orbitën e syrit të majtë. Rikuperimi po shkon në rrugën e duhur dhe ditët e ardhshme do të ndiqet nga një ekip mjekësor” – shkruan në një njoftim mjeku i skuadrës, Piet Daneels.
“Për të minimizuar rrezikun e përhapjes së hemoragjisë, është rekomanduar të evitohet aktiviteti fizik. Përparësi për ne është shërimi i plotë i çiklistit dhe bashkë kemi vendosur që ai të mos garojë në etapën e 11-të”, – vazhdon më tej mjeku.

Girmay hyri në histori në fund të marsit me suksesin e arritur në Gent-Wevelgem. Ai u bë çiklisti i parë afrikan që fiton një klasike të çiklizmit botëror.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje