Bota

Festa në Downing Street, Boris Johnson dorëzohet para skandalit dhe lajmëron kufizime të reja në Britani

Boris Johnson ka vendosur më në fund të vendosë kufizime të reja në Britaninë e Madhe: një përgjigje kjo ndaj avancimit të variantit Omicron, por edhe një përpjekje për të shpërqendruar opinionin publik nga “skandali i festës së Krishtlindjes” që po lëkund nga themelet qeverinë në këto orë.

Boris Johnson ka kërkuar falje gjatë raportimit të vonshëm të mërkurën në Kuvend duke nënvizuar se cështja po hetohet.

Kryeministri njoftoi detyrimin për të punuar nga shtëpia sa herë që është e mundur, si dhe futjen për herë të parë të një forme të pasaportës së vaksnimit, ndonëse e kufizuar në klube nate dhe evente të mëdha.

Qeveria planifikon – më pas – shtrirjen e përdorimit të maskës në shumicën e vendeve të mbyllura.

Kalimi në Planin B është “proporcional dhe i përgjegjshëm”, tha kryeministri, duke nënvizuar se “duhet të jemi të përulur me këtë virus”. Këto janë masa që deri në mbrëmjen e djeshme kishin përçarë qeverinë.

Për një javë Boris Johnson është përpjekur – pa sukses – të shkundë skandalin e fundit që minon besueshmërinë e tij.  

Gazeta “Daily Mirror”, zbuloi se dy festa të Krishtlindjeve u mbajtën në Downing Street (selia e qeverisë britanike) në dhjetor të vitit të kaluar, në një kohë kur rregulloret anti-Covid e ndalonin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë