Lajme

Festat, Veliaj dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe romë

Fëmijët me aftësi të kufizuara të institutit “Ramazan Kabashi”, fëmijët romë dhe ata që vijnë nga familjet në nevojë, kanë marrë dhuratat e para të Vitit të Ri.
Festës së tyre u është bashkuar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka shpërndarë dhuratat për vogëlushët dhe ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që në këto ditë festash gjejnë pak kohë për t’u shërbyer njerëzve që kanë nevojë për mbështetje.
Kryebashkiaku u shpreh se Bashkia e Tiranës do të shpërndajë dhurata për të gjithë fëmijët që vijnë nga familje në nevojë ekonomike dhe zonat periferike të Tiranës, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të festojnë.
“Për të gjithë fëmijët që vijnë edhe nga zonat periferike, që vijnë edhe nga fshati, për të gjithë ata që vijnë nga qendrat sociale, që janë me ndihmë ekonomike, që vijnë nga komunitetet e ndryshme që asistohen nga Bashkia, këtë vit të ri do të marrin dhurata. Do të sigurohemi që të gjithë fëmijët e Tiranës të kenë dhurata”, tha Veliaj.
Ndër të tjera, Veliaj theksoi se nëse të gjithë tregohen solidarë në këto ditë festash, atëherë qyteti i Tiranës do të jetë më i mirë dhe festiv.
“Jam i sigurt që nëse secili, ashtu si APR-ja po ndihmon të gjithë fëmijët në nevojë, nëse secili e bën këtë për këdo te lagjja e vet, te pallati i vet, te klasa e vet, atëherë e gjithë Tirana do të jetë më e lumtur dhe të gjithë fëmijët do të kenë mundësi që të festojnë për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri”, shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë