Lajme

Fier, aksident me disa të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Fierit. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës, në dalje të qytetit.

Dy automjete, një Opel dhe një Toyota Yaris janë përplasur në një prej kthesave, duke lënduar disa persona, të cilët janë transportuar në spital.

Për disa minuta trafiku është bllokuar në një krah.

Ndërkohë, me ardhjen e policisë është stabilizuar qarkullimi rrugor, duke mundësuar lëvizjen normale të makinave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë