Lajme

Fier, del nga shinat treni i pasagjerëve

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Fier, ku një tren i pasagjerëve të linjës Durrës-Fier ka dalë nga shinat në afërsi të Urës në zonën që njihet si “Vija e Ngjalës”.
Mësohet se treni me pasagjer ishte nisur nga qyteti i Durrësit për të arritur në Fier dhe nga shinat kanë dalë dy vagonë dhe lokomotiva.
Dyshimet paraprake janë se shkak për ngjarjen janë bërë problemet që ka pasur traseja. Në trenin, që udhëtonte nga Durrësi drejt Fierit, nuk ndodhej asnjë pasagjer.
Në të udhëtonin vetëm mekaniku e dy faturino.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë