Mbrëmjen e djeshme është qëlluar me breshëri një lokal në qytetin e Fierit. Ngjarja në fjalë është regjistruar rreth orës 23.30 në një lokal në lagjen “Kastrioti” përballë Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave.
Në këtë kohë lokali ka qenë i mbyllur, ndërkohë thuhet se nga plumbat janë thyer xhamat e lokalit.
Ka qenë pronari i biznesit që e ka konstatuar mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 xhamin e lokalit dhe një televizor të thyer dhe ka njoftuar policinë për ngjarjen. Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja, pasi autorët dyshohet se kanë qëlluar nga makina.
Aktualisht policia po heton për ngjarjen në fjalë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje