Telashe për Çelsin. Klubit anglez i është bllokuar merkatoja për dy sesionet e ardhshme dhe nuk mund të blejnë asnjë lojtar deri në qershor të vitit 2020. Ky është dënimi që ka dhënë FIFA për klubin e Çelsit, që nuk ka respektuar nenin 19 të rregullores, që lidhet me transferimin e lojtarëve minorenë. Menjëherë ka reaguar klubi londinez me një qëndrim zyrtar, duke hedhur poshtë gjithçka dhe për këtë çështje do të bëjë rekurs.
Ky dënim i ashpër për të mos bërë merkato në verë dhe në merkaton e dimrit të ardhshëm vjen nga mosrespektimi i nenit 19 për federimin e 29 lojtarëve të rinj. Përveç bllokimit të merkatos, Çelsi ka marrë edhe një gjobë prej 600 mijë frangash zvicerane. Gjobë prej 510 mijë frangash zvicerane ka marrë edhe “Football Association”, që ka lejuar federimin e futbollistëve të rinj.

Drejtuesit e skuadrës së Roman Abramoviç kanë mbajtur qëndrim zyrtar menjëherë pas publikimit të lajmit për dënimin nga FIFA. “Çelsi ka marrë këtë mëngjes vendimin e komisioneve të FIFA në lidhje me mosrespektimin e supozuar të rregullores për transferimin e lojtarëve nën 18 vjeç. Vendimi është për bllokimin e merkatos në dy sesionet e radhës dhe një gjobë 600.000 franga zvicerane. Çelsi i refuzon kategorikisht këto konkluzione të komisioneve disiplinore të FIFA-s dhe do të bëjë rekurs. Duam të theksojmë se e respektojmë punën e rëndësishme të FIFA-s për mbrojtjen e minoreneve dhe gjithmonë kemi bashkëpunuar. Klubi ynë është mjaft i zhgënjyer nga fakti se FIFA nuk ka pranuar sqarimet tona për 29 lojtarë të rinj. Çelsi ka vepruar konform rregullave”, – shkruhet në qëndrimin e klubit anglez.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje