Gjykatësit e Komisionit Etik të FIFA-s kanë mbyllur hetimet për korrupsion kundër legjendës së futbollit gjerman, Franc Bekenbauer, pasi tashmë është kaluar çdo afat kohor. Bekenbauer dhe drejtures të tjerë gjermanë, që kanë kontribuuar në organizimin e Kupës së Botës 2006, ishin objekt i një hetimi të hapur nga FIFA në vitin 2016.
FIFA e ka modifikuar kodin e saj etik në vitin 2018, duke shtuar një limit prej 10 vitesh në lidhje me çështjet penale për korrupsion. Edhe prokurorët federalë në Zvicër kishin hetuar në lidhje me një seri pagesash të dyshimta të kryera mes organizatorëve të Kupës së Botës në Gjermani dhe FIFA-s para turneut të 2006-ës. Ai process dështoi në prill të vitit të kaluar.

“Veprimet e bëra nga Franc Bekenbauer kanë ngritur dyshime për pagesën e një ryshfeti (10 milionë franga zvicerane) te Bin Hammm në 2002-shin”, – kanë thënë më parë gjyqtarët etikë të FIFA-s. Tashmë çështja është arkivuar dhe i përket së kaluarës, duke mos paraqitur asnjë rrezik për legjendën gjermane të futbollit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje