Futboll

Figo për Mesin: Kur do të ikësh, asgjë në botë s’ta ndryshon mendjen

Kur flitet për Barcelonën dhe transferime kontroverse, dy janë emrat që të vijnë në mendje: Nejmar dhe Figo. Braziliani bëri bujë me kalimin te PSG, por kjo nuk është asgjë përballë “tradhtisë” së Figos, i cili la “Camp Nou”-n, për të kaluar në “Santiago Bernabeu”, te Reali. Portugezi e kupton më mirë se kushdo tjetër si është situata me Leo Mesin, që ndoshta nuk po mendon të shkojë te Reali, por që e ka lënë Katalonjën në ankth.

Figo ka folur për “Marca”-n dhe ka theksuar se u surprizua nga vendimi që Mesi mori në verë, edhe pse pranon se në futboll ndodh gjithçka. “E kam ndjekur rastin e Mesit, tentativën e tij për të ikur nga Barcelona. E kam ndjekur si çdo tifoz futbolli, duke pritur se çfarë do ndodhte. Sigurisht, Mesi ka pasur arsyet e tij për atë vendim, por nuk e di çfarë ka ndodhur para atij vendimi”, – thotë Figo. Në fakt, edhe me Mesin ka ndodhur ajo që ka ndodhur me të: përplasje me drejtuesit dhe dëshirë për të ndryshuar ambient.

Luis Figo. Gazeta Si, 15 nëntor 2020

Kjo dëshirë mund të mos ketë ndryshuar, pavarësisht largimit të presidentit Bartomeu. Kontrata e argjentinasit nuk është rinovuar dhe përfundon në qershor. “Çdo skuadër do ta donte një lojtar si Mesi, por kuptohet që varet nga shumë faktorë, si situata financiare e klubit, rroga e lojtarit dhe vullneti i tij”, – shton Figo, i cili gjithsesi një gjë e ka të qartë: qëndrimi i Mesit në “Camp Nou” është i komplikuar. “Në përgjithësi në jetë, kur nuk do të qëndrosh më në një vend, nuk ka asgjë në botë që mund ta ndryshon mendjen”, – ka theksuar Figo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë