Zelanda e Re ka njoftuar mundësinë e udhëtimit të lirë me Australinë nga 19 prilli, meqenëse të dyja shtetet kanë qenë të suksesshme në luftën kundër pandemisë.
Nisja e udhëtimit pa kërkesë për karantimin mes Zelandës së Re dhe Australisë do të përbëjë lehtësim për familjet që janë ndarë si pasojë e pandemisë, si dhe do të mirëpritet nga industria e turizmit.
Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern u shpreh se autoritetet shëndetësore besojnë se rreziku i transmetimit të koronavirusit nga Australia është i ulët dhe se udhëtimi është i sigurt.
“Ky hap do të ndihmojë në rimëkëmbje të ekonomisë sonë dhe përbën një marrëveshje lidere në botë për hapje të udhëtimit ndërkombëtar, ndërkohë që vazhdon të zbatohet strategjia për eliminim dhe mbajtje të virusit jashtë”, është shprehur mes tjerash Ardern.
Të dyja këto vende kanë mbyllur kufijtë në mars të vitit të kaluar dhe kanë zbatuar masat e karantinës së detyrueshme për shtetasit e tyre në kthim.
Kryeministri australian Scott Morrison ka mirëpritur vendimin e Ardernit, duke theksuar se kufiri i shtetit të tij për banorët e Zelandës së Re ka qenë i hapur tash e gati gjashtë muaj.
Prej shpërthimit të pandemisë, Australia ka regjistruar 909 viktima me koronavirus, derisa Zelanda e Re 25.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje