Futboll

Fillon muaji i Ramazanit, problem për Ajaksin në Champions

Të dielën në mbrëmje ka nisur muaji i Ramazanit, muaji i agjërimit për besimtarët myslimanë. Janë të shumtë edhe futbollistët e këtij besimi që respektojnë ritet dhe kjo gjë, dashje pa dashje, ka krijuar një problem tek Ajaksi, skuadra gjysmëfinaliste e Championsit, që të mërkurën luan ndeshjen e kthimit me Totenhemin.

Ziesh dhe Mazraoui janë dy lojtarët e ekipit holandez që kanë vendosur të agjërojnë, edhe pse kanë ndeshje të rëndësishme përpara. Sipas rregullave të Ramazanit, ata që agjërojnë, nga agimi der në perëndim të diellit, nuk duhet të konsumojnë ushqime dhe pinë ujë. Bëhen rreth 16 orë dhe për ata që ushtrojnë sport është jo pak problem. Janë të njohur edhe lojtarët e mëdhenj që respektojnë besimin e tyre deri në detaj si Ozil, Pogba, Benzema, por mbi të gjithë Mane dhe Salah të Liverpulit. Egjiptiani veçanërisht është një nga ata që ndjekin me përpikëri normat e Kuranit. Por Salah është dëmtuar dhe nuk është në dispozicion të trajnerit Jurgen Klop për ndeshjen e Championsit me Barcelonën.

Hakim Ziesh dhe Nousair Mazraoi

“Problemi” më i madh i takon Ajaksit, që të mërkurën ndeshet me Totenhemin në ndeshjen e kthimit dhe Hakim Ziesh dhe Nousair Mazraoi, të dy me origjinë marokene, e kanë informuar klubin se duan të agjërojnë. Ndeshja e Championsit, gjysmëfinalja e kthimit, fillon në orën 21:00, ndërsa dielli perëndon në Holandë 18 minuta më pas. Vetëm atëherë dy lojtarët mund të ushqehen. Trajneri i Ajaksit, Ten Hag, i ka lënë të lirë dy lojtarët të veprojnë sipas bindjeve të tyre. Ziesh është një titullar shumë i rëndësishëm për Ajaksin në treshen e sulmit, por ndoshta të mërkurën ai nuk do të jenë aq energjik sa herët e tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë