Politike

Fillon puna për qeverinë / Rama në analizë dy ditore me ministrat, i mbledh te ‘Vila 31’

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbledhjen e parë të këtij viti me ministrat te “Vila 31” në ish Bllok.

Nisur edhe nga vendi ku ka mbledhur kabinetin qeveritar, takimi nuk ka qenë aq zyrtar dhe i protokolluar.

“Para nisjes së diskutimit maratonë të fillimvitit me qeverinë ose ai momenti kur bën detyrat para orës së mësimit”, shkruan Rama në faqen e tij në facebook dhe poston foton e tavolinës.

Rama ka kërkuar informacione të hollësishme për të analizuar punët që janë bërë përgjatë vitit të kaluar.

Mbledhja do të vazhdojë dhe nesër. Në të merr pjesë edhe Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Në fokus të saj do të jenë punët që janë bërë, çfarë nuk ka shkuar mirë dhe sfidat e vitit që sapo hymë.

Në fund të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama theu rregullin duke mos mbajtur takimin e përvitshëm me mediat ku rëndom raporton qeverinë përgjatë një viti.

Në vend të saj, Rama proklamoi paketën e ndihmës për disa kategori në kuadër të rritjes së inflacionit.   


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë