Bota

Finlanda e bën të qartë: Gati për luftë, nëse na sulmon Rusia!

Gazeta Si – Nëse do të sulmohet nga Rusia, Finlanda është gati të luftojë. E thotë shefi i ushtrisë së Helsinkit, gjenerali Timo Kivinen, duke komentuar rrezikun e kërcënimit ushtarak rus.

“E kemi zhvilluar sistematikisht mbrojtjen tonë ushtarake pikërisht për këtë lloj lufte. Si ajo që po bëhet aktualisht në Ukrainë.

Foto ilustruese. Forca ushtarake finlandeze. Gazeta Si, 22 qershor 2022

Me përdorim masiv të armëve të fuqishme të zjarrit, të forcave të blinduara dhe forcave ajrore”, – ka shpjeguar gjenerali finlandez, sipas ‘Guardian’. Finlanda është e përgatitur në çdo moment për një sulm të mundshëm nga Rusia.

NATO ndërkohë e sheh Rusinë si kërcënimin kryesor. “Pres që ‘Koncepti Strategjik’ i ardhshëm i NATO-s, që liderët do të aprovojnë në samitin e Madridit, ta identifikojë Rusinë si kërcënimin kryesor për sigurinë tonë”. Janë këto fjalët e sekretarit të përgjithshëm, Jens Stoltenberg.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë