Gazeta Si – Në Finlandë ka nisur puna për ndërtimin e murit në kufirin lindor me Rusinë. Filloi me heqjen e pemëve në të dy anët e pikës kufitare Imatra dhe tre kilometrat e gardhit do të ngrihen për të provuar nëse do t’i rezistojë ngricave të dimrit apo një fluksi të mundshëm masiv njerëzish nga lindja. Kjo pjesë e parë e murit të testimit duhet të jetë gati në qershor.
Në nëntor, mes tensioneve në rritje me Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë, qeveria finlandeze paraqiti një plan për të siguruar kufirin e saj me një gardh 200 kilometra në kufirin e saj total prej 1300 kilometrash: mbi tre metra me tela me gjemba, kamera për shikim natën, drita dhe altoparlantë.
Sipas mediave finlandeze, investimi pritet të shkojë deri në 380 milionë euro.
Kufijtë e sotëm finlandez mbrohen kryesisht nga barriera druri, të dizajnuara për të parandaluar lëvizjen e bagëtive.
Por në korrik, autoritetet e Helsinkit ndryshuan një ligj për rojet kufitare për të lehtësuar ndërtimin e barrierave më të forta, nga frika se Moska do t’i përdorte emigrantët si armë për të ushtruar presion mbi vendin kandidat për NATO.
Estonia, Letonia dhe Polonia gjithashtu kanë rritur ose synojnë të rrisin sigurinë në kufijtë e tyre me Rusinë.
Qeveria e Helsinkit e udhëhequr nga Sanna Marin befas e gjeti veten duke menaxhuar një fluks në rritje të emigrantëve që iknin nga Rusia, veçanërisht që nga shtatori i kaluar, që përkon me mobilizimin e vendosur nga Putin (me synimin për të rekrutuar 300,000 të rinj).
Që atëherë Finlanda ka bllokuar aksesin për të gjithë qytetarët rusë me përjashtimin e azilkërkuesve politik; vendi i kishte kërkuar më pas BE-së të vendoste kufizime në dhënien e vizave Shengen edhe për qytetarët rusë.
Dhjetorin e kaluar, sipas ministrit të Mbrojtjes, Pekka Haavisto, 40,000 shtetas rusë kishin kaluar kufirin me Finlandën.
Frika është se të infiltruarit dhe diversantët që synojnë të minojnë sigurinë kombëtare fshihen mes shumë njerëzve që ikin nga lufta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje