Qeveria finlandeze po vihet gjithnjë e më shumë nën presion publik dhe politik për të mbyllur kufirin lindor të BE-së me Rusinë.
Rusia lehtësoi kufizimet e saj anti-covid në pikat kufitare, që do të thotë se për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, rusët që kanë vizë Shengen mund të kalojnë ligjërisht kufirin me autobus ose makinë, edhe pse atyre u ndalohet të udhëtojnë për në BE me avionë dhe trena.
“Rusët kanë filluar të vijnë. Blerjet ka qenë gjithmonë një nga arsyet kryesore pse turistët rusë vijnë në Finlandë, edhe nëse është vetëm për një ditë”, tha Juho Pesonen, profesor i i turizmit në Universitetin e Finlandës.
Ekziston një mbështetje e gjerë brenda partive kryesore politike në Finlandë për të ndaluar turizmin rus duke mos lëshuar viza të reja.
Por rreth 100,000 rusë tashmë kanë viza Shengen nga Finlanda dhe qindra mijëra të tjerë të lëshuara nga vende të tjera.
Qeveria finlandeze duket se dëshiron të presë që BE të marrë një qëndrim të përbashkët për këtë në vend që të veprojë në mënyrë të njëanshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje