Në një ceremoni 30 minutashe qeveria shqiptare firmosi marrëveshjen me Turqinë për blerjen e flotës së dronëve Bayraktar, teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, policore dhe civile, në funksion të sigurisë kombëtare, të luftës kundër krimit e kultivimit të paligjshëm të hashashit, emergjencave civile, mbrojtjes së territorit dhe mbledhjes së informacioneve gjeohapësinore
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij tha se marrëdhëniet me Turqinë janë në pikën më të mirë dhe se me firmosjen e kësaj marrëveshje nis ndërtimi i një ure bashkëpunimi mes Forcave të Armatosura dhe kompanisë bajraktar.
“Të gjithë ne e dimë se kur vjen fala për mjete pa pilot, dronet nuk ka të bëjë vetëm me të pasurit e parave por ka të bëjë dhe me faktin që të jesh i aftë që të kalosh edhe të hysh, radhë, sepse radha është shumë e gjatë dhe nga ana tjetër është fati të jesh në anën e duhur. Krenar që jemi të rreshtuar në aleancën më të madhe ushtarake, NATO-s dhe në të njëjtën kohë të jemi të rreshtuar në një partneritet strategjik mes nesh dhe Turqisë. Marrëdhënia e natyrshme e ndërtuar ndër vite, sot është në pikën më të mirë.
Me këtë marrëveshje nuk po sjellim këtu në Shqipëri teknologjinë më të mirë të lartë në këtë fushë, por kështu do sjellim në Shqipëri një fushë të re njohurish dhe është shumë mirë që marrëveshja nuk është vetëm për të blerë dronët por ka të bëjë edhe me ndërtimin e një ure mes FA tona dhe kompanisë bajraktar që do kujdeset për trajnimin e njerëzve, më shumë se 30 persona që do përzgjidhen me shumë kujdes me ndihëm e kompanisë bajraktar që do vihen në trajnim dhe do përgatiten për të marrë funksionin e qendrës së kontrollit që do jetë objekt i teknologjisë më të lartë në bazën ajrore të Kuçovës”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje