Politike

Fisnik Qosja fitoi primaret, por Berisha fton edhe Isa Saken për të rimarrë bashkinë e Kavajës

Në 32 vjetorin e themelimit të degës së Kavajës, kryetari i PD-së, Sali Berisha, u angazhua përmes betimesh publike në mbrojtjen e votës. Por gjatë fjalës së tij, Berisha ka ftuar edhe Isa Saken që të jetë bashkë më ta në garën për të marrë sërish Bashkinë e Kavajës. Isa Sakja humbi në primare përballë kandidatit tjetër të PD-së por njihet në Kavajë për mbështetjen e gjerë që ai ka.   

“Ne do të bëjmë që shqiptarët të votojnë të lirë. Prandaj dhe këtë përvjetor ta përdorim për një betim solemn që do ti japim vendin që meriton cilit do që guxon të luajë me votën e shqiptarëve.

Sot të ardhurat, pasuritë publike të pafundme janë shndërruar në një mallkim për qytetarët shqiptarë. Sot ato janë shndërruar në një parajsë për qeveritarët. Mashtrimi është bërë ligj, mjerimi thellohet çdo ditë. Duhet të shumfishojmë forcat, duhet të bëjmë gjithçka që Kavaja të rikthehet siç ka qenë, bastion i fuqishëm i lirisë, demokracisë, dinjitetit të qytetarëve të saj.

Ndaj dhe duke përgëzuar fituesin e garës, z. Fisnik Qosja, falënderoj me shumë respekt Isa Sakjen, këtë personalitet të PD-së dhe e ftoj të vazhdojmë së bashku betejën, për fitoren e 14 majit. Demokrate e demokratë, detyrë dhe misioni ynë është të fitojmë, të shndërrojmë PD-në në një parti të fitores, ta shndërrojmë lirinë, votën e lirë në një pasuri të paprekshme për çdo shqiptar. Të ecim të sigurtë drejt të ardhmes tonë. Të bëjmë gjithçka që të rinjtë tanë, jo vetëm këta që janë këtu, por edhe ata që janë larguar të rikthehen në vendin e tyre”, tha Berisha gjatë fjalës së mbajtur


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë