Pas 22 pjesëmarrjesh radhazi në Olimpiada (nga 1924, me përjashtim të Moskë 1980 për boikotim) Filipinet më në fund mund të festojnë medaljen e parë të artë në histori. Hidilyn Diaz triumfoi në peshëngritje për femra, në kategorinë deri në 55 kilogramë. Pas argjendit të fituar në Rio 2016, ajo ka sfiduar veten dhe gjithë botën: me 224 pikë doli para kinezes Qiuyun Liao dhe kazakes Zulfiya Chinshanlo, duke vendosur edhe një rekord olimpik.
“Jam 30 vjeç dhe nuk mendoja se jam në gjendje të arrij një rezultat të tillë. U befasova që ia dola, pasi kam jetuar dy vjet në Malejzi, larg familjes sime për punë (është rreshtere e areonautikës ushtarake të Filipineve) dhe për shkak të pandemisë”, – ka thënë Diaz. Gëzimi dhe krenaria dallohen qartë te sportistja që ka hyrë në historinë e vendit të saj.
Rëndësia e suksesit të Diaz është shumë e madhe, po të kemi parasysh se totali i medaljeve olimpike për Filipinet është 10, 3 argjendi dhe 7 bronzi. Për këtë arsye, qeveria e Filipineve, bashkë me disa kompani private, ka vendosur ta shpërblejë Diaz me 33 milionë pesos, që korrespondon me 660 mijë dollarë, si dhe me një shtëpi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje