Politike

Fituan për herë të parë Shkodrën, Rama nis turin e falënderimeve nga ky qytet

Ndërsa Sali Berisha nuk i kurseu  akuzat për tentativë blerje komisionerësh të opozitës në Shkodër, në anën tjetër, kryeministri Edi Rama e fillon nga ai qytet turin e falënderimeve nëpër Shqipëri

Kreu i qeverisë do të jetë në një takim rreth orës 16:00 me qytetarët në Shkodër, e më pas turi i falënderimeve do të vijojë edhe në qytetet e tjera të vendit.

LEXO EDHE:
Rritja e PS+PSD, tkurrja e të djathtës dhe përçarja brenda PD / Pse Benet Beci mori 11 mijë vota më shumë (shifrat krahasuese që nuk habisin)

Shkodra do të drejtohet nga Benet Beci katër vitet e ardhshme, ndërsa ai mundi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahinë.

Në zgjedhjet vendore, PS arriti të marrë 53 bashki, dhe siguroi shumicën në të gjithë këshillat bashkiakë. “Bashkë Fitojmë” fitoi 7 bashki ndërsa PD-ja zyrtare asnjë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë