Ne rrjet

Fjalimi i Bidenit, 100 ditët e para të presidentit që kërkon të transformojë Amerikën

“E ardhmja e Amerikës është në duart tona”. Në fjalimin e tij pas 100 ditësh në krye të presidencës amerikane, Joe Biden nxit Kongresin e ndarë prej kohësh, duke i kërkuar të mbështesë planin e tij prej 4 trilionë dollarësh për të rihapur vendin, “më i madhi që nga Lufta e Dytë Botërore” dhe për të vepruar një herë e mirë për të riformuar policinë, për të vendosur një shtrëngim efektiv të armëve të zjarrit dhe për të punuar drejt reformës gjithëpërfshirëse të imigracionit.

“American Families Plan” – Në programin e tij ambicioz të reformës, i treti në tre muaj, kreu i Shtëpisë së Bardhë planifikon më shumë arsim falas për të gjithë, përfshirë universitetet, më shumë ndihmë për familjet me fëmijë dhe kujdesin ditor.

Plani i Familjeve Amerikane është risia e vërtetë e një ndërhyrjeje që nxjerr në pah sukseset e arritura tashmë me 200 milionë vaksinime në 100 ditë, rimëkëmbjen ekonomike dhe subvencionet për qytetarët. Fondet do të shkojnë për familje, kopshte, universitete dhe leje prindërore.

Një vend në krizë – “Unë trashëgova një vend në krizë, tani Amerika është përsëri në rrugën e saj”, – thekson presidenti amerikan, duke pretenduar mbi të gjitha suksesin e fushatës së vaksinimit.

Fjalimi i tij i parë si shefi i Shtëpisë së Bardhë para Senatit në seancën plenare, nuk mund të ishte më ndryshe nga ai i fundit i mbajtur nga Donald Trump në janar të vitit të kaluar, kur spikerja e Kongresit, Nancy Pelosi, e zemëruar guxoi të grisë tekstin e fjalimit të presidentit para kamerave.

“Madam Vice President” – Sot kryetarja e Dhomës, së bashku me zëvendës-presidenten, Kamala Harris, kanë hyrë në histori: për herë të parë dy gra, njeriu i dytë dhe i tretë i shtetit amerikan, ishin ulur në dhomën pas Komandantit të Përgjithshëm. “Zonja Nënkryetare…”,  i thirri Bideni, Harrisit.

“Asnjë president nuk i ka shqiptuar kurrë këto fjalë nga ky podium. Ishte momenti…”, shtoi ai mes duartrokitjeve të pak të pranishmëve për masat e rrepta anti-Covid.

Taksat për super të pasurit – Pastaj Bideni, duke e ditur se rruga është e përpjetë, u bëri thirrje demokratëve dhe republikanëve që të mbështesin planin e tij 2.3 miliardë dollarë për infrastrukturën dhe atë prej 1.8 $ miliardë dollarë për familjet, duke mbrojtur qëllimin e tij për të rritur taksat për 1% të popullsisë.

“Unë nuk do të imponoj ndonjë rritje për njerëzit që fitojnë më pak se 400,000 dollarë. Përkundrazi, është koha që kompanitë e mëdha amerikane dhe më të pasurit të paguajnë pjesën e tyre të drejtë. Vetëm ajo që është e drejtë”, – tha ai.

“Të dhënat tregojnë se 55% e kompanive më të mëdha, paguanin zero taksë federale të të ardhurave vitin e kaluar, me më shumë se 40 miliardë fitime. Dhe shumë kompani iu shmangën autoriteteve tatimore përmes parajsave tatimore, nga Zvicra në Bermuda deri në Ishujt Cayman. Kjo nuk është e drejtë”.

“Është koha për të bërë diçka” – Presidenti, pastaj theksoi se “pandemia vetëm i ka përkeqësuar gjërat, sepse ndërsa 20 milionë amerikanë humbën punën, 650 miliarderë në Amerikë kanë parë pasurinë e tyre të rritet me mbi një mijë miliard dollarë. Prandaj është koha për të bërë diçka”.

Reforma në polici – Duke u kthyer te çështja “Floyd”, Biden kërkoi që reforma policore, e cila mban emrin e afrikano-amerikanit të vrarë nga një agjent në Mineapolis, të nisë muajin tjetër.

“Ne kemi parë gjurin e padrejtësisë në qafën e Amerikës afro-amerikane. Tani duhet të kthejmë faqe, është vendi që e dëshiron këtë gjë”.

Mesazh për Xi dhe Putin – Biden, gjithashtu i dërgoi një mesazh presidentit rus Vladimir Putin dhe atij kinez, Xi Jinping.

“Ne nuk duam konflikt ose përshkallëzim”, siguroi ai, duke nënvizuar megjithatë se “demokracia është thelbi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe autokratët nuk do të fitojnë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë