Nga Gazeta Si – Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar fjalimin e kreut të qeverisë Edi Rana në KiE. Ai e quajti si një qëndrim skandaloz, duke shtuar se ishte një tregues se Rama është anti-shqiptar.
“Edi Rama në rrafshin kombëtar është një anti-shqiptar i cili në 100 vite ka shok vetëm Enver Hoxhën në aspekte ç’njerëzore, kurse ai kishte nacional-komunizëm, ndërsa Edi Rama është shndërruar në një vasal tërësisht të Vuçiçit, por edhe të atyre që u shërbejnë për pushtet dhe njëri prej tyre është presidenti i Turqisë, Erdogan.
Më thoni ju mua. Ishte sot në Këshillin e Europën dhe mbajti fjalimin. Iu ngrit përfaqësuesi i Rumanisë dhe i tha; ne jemi asamble parlamentare, nuk jemi prokurori këtu, prandaj tha se pse ke frikë ti nga hetimi. Në fakt ai e kishte për udhëheqjen politike të Kosovës.
Ju them një gjë, nëse Hashim Thaçi u zbrit nga avioni, shkaku kryesor janë qëndrimet e Edi Ramës dhe enturazhit të tij të cilët vraponin për të bllokuar gjykatën.
Dhe tani sot, përsëri bëri skandalin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, dhe u ngrit tjetri e tha ke gabuar adresën, nuk jemi ne prokurori, por deputetë. Ai i tha se ky ‘Ballkani i Hapur’ që ti e promovon këtu është kundër Kosovës, nuk e pranon Kosova. Pra, kudo që udhëton, udhëton si një anti-shqiptar i mirëfilltë”, u shpreh Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje