Bota

Video/ Fjalimi prekës i Zelenskijt emocionon PE: Mos na braktisni, raketat e Putinit vranë 16 fëmijë   

Gazeta Si – Presidenti Volodimir Zelenskij, mbajti një fjalim para seancës plenare të jashtëzakonshme të Parlamentit Evropian.

Duke folur në lidhje me video, Zelenskij tha se “do të doja të dëgjoja nga ju se zgjedhja e Ukrainës për Evropën është e inkurajuar. Ne duam të jemi anëtarë të barabartë të BE-së. Po u tregojmë të gjithëve se këta jemi. Provoni se jeni me Ukrainën. Provoni se nuk do të na lini vetëm dhe se jeni vërtet evropian. Vetëm kështu jeta do të fitojë mbi vdekjen”.

“Jo nëse duhet thënë mirëmëngjesi, mirëdita apo mirëmbrëma”, tha sërish Zelenskij. “Nuk mundem, sepse çdo ditë për dikë mund të jetë dita e fundit. Unë flas për qytetarët e mi që mbrojnë lirinë me çmim të lartë”.

“Putin, – shtoi ai, – flet për operacione kundër infrastrukturës ushtarake, por këta ishin fëmijë, dje vrau 16 me raketat e tij. Dhe sot jemi nën bombardime, nën sulm me raketa, ky ishte një mëngjes tragjik. Ne po japim jetën për lirinë”.

Pak para se të fliste Zelenskij, presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, shpjegoi se Eurodhoma “njeh perspektivën evropiane të Ukrainës. Siç thotë qartë rezoluta jonë, ne mirëpresim kërkesën e Ukrainës për statusin e kandidatit dhe do të punojmë drejt këtij qëllimi. Të ardhmen duhet ta përballojmë së bashku”.

Në hapjen e seancës speciale të parlamentit të BE-së ku po diskutoht për luftën në Ukrainë ka pasur skena emocionuese. Seanca nisi me duartrokitje nga të pranishmit të cilët u ngritën në këmbë për ambasadorin e Ukrainës.

Disa mbanin bluza me flamurin e Ukrainës. Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Mesola, falënderoi Presidentin Zelensky, i cili u bashkua PE përmes një lidhjeve live.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë