Politike

Fleckenstein: Ka ardhur koha që Shqipëria t’i zgjidhë vetë problemet

“Pres lajme të mira”. Kjo ishte deklarata e parë e eurodeputeti Knut Fleckenstein pas mbërritjes së tij në Shqipëri.

Raportuesi për Shqipërië në Parlamentin Europian se situata politike në vend nuk ka ndryshuar që prej kohës që ai ishte në Shqipëri në 28 shkurt.

“Nuk ka ndryshuar asgjë që prej kohës që kam qenë këtu. Për mua është shumë e rëndësishme qe shoqëria civile të organizohet. Ne duam lajme të mira nga ky vend, që kjo ta ndihmojë Shqipërinë në Këshillin e Europës në qershor”, u shpreh eurodeputeti.

Sipas Fleckenstein ka ardhur koha që Shqipëria të dëshmojë që problemet i zgjidh vetë.

“Jo, ka ardhur koha që ky vend të dëshmojë se i zgjidh vetë problemet e veta. Nuk është viti i parë, por 30 vjet pas rënies së regjimit, nëse të gjitha palët do të dëshironim jam e sigurtë që ne mund të gjenim një mënyrë për ti mbështetur ata. Por mos na i transferoni ne problemet për tia zgjidhur ne, këtë problem. Ky është problem që do të duhet të zgjidhet nga pakica dhe shumica e këtij vendi”, u shpreh ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë