Lajme

Fleckenstein: Ministria e Brendshme të jetë funksionale

Në një takim me mediat në “Shtëpinë e Europës”, Raportuesi i Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein, u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me mosdekretimin e Sandër Lleshit nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Fleckensteinu shpreh se BE dhe Shqipëria duan që të kenë një Ministri të Brendshme funksionale. Sa i përket figurës së Lleshit, ai theksoi se gjenerali pritet mirënga organizatat ndërkombëtare, por nuk është në dijeni të arsyeve se pse Metanuk e dekreton, pasi mund të ketë edhe informacione më të thella.

“Nuk do të guxoja të mbaja anë këtu, por kemi një interes të përbashkët. Shqipëria dhe BE kërkon që të kemi një Ministri të Brendshme që të jetë funksionale. Presidenti nuk ishte i bindur plotësisht dhe sot dëgjova se qeveria do t’ia japë të njëjtin propozim sërish. Se di ca arsyesh ka presidenti. Nuk e di se cila është gjëja e mirë apo jo. I njoh këtë politikanë dhe shpresoj se do të ketë një zgjidhje për këtë çështje”, tha ai.

Po ashtu, Fleckenstein u ndal dhe te reforma në drejtësi.

“Reforma në drejtësi po vijon pavarësisht se e dimë se ka disa probleme që duhen zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur. Një reformë e tillë është mjaft e veçantë, pasi nuk shikojmë që një përpjekje e tillë të jetë bërë në ndonjë vend tjetër, ndaj nëse dalin probleme duhet të jemi të kujdesshëm për t’i zgjidhur ato”, u shpreh Fleckenstein.

Gazetarëtnuk e kanë anashkaluar as ngjarjen e Bularatit. Fleckenstein kërkoi që ngjarja të mos përdoret politikisht nga nacionalistët grekë, ndërsa theksoi që dy vendet të jenë të hapura për të zgjidhur çështjen.

“Kam dëgjuar për këtë gjë, mora edhe një letër të gjatë nga disa kolegë nga PE. Gjithçka kam lexuar për këtë çështje është që nuk më jep një panoramë të gjerë se ç’ishte e nevojshme apo jo për t’u bërë. Pyetja është a ishte e nevojshme për ta qëlluar. Ai kishte një kallashnikov në dorë. Por e di që ai ka bërë diçka, por nëse ishte e nevojshme për ta qëlluar apo jo nuk mund ta them. Nuk mendoj se ka nevojë të kemi nacionalistë grekë që të keqpërdorin këtë situatë të trishtë. Nga njëra anë mos lejojmë nacionalistët ta përdorin këtë situatë, nga ana tjetër të jemi të hapur për ta zgjidhur problemin mes dy vendeve, nëse nuk ka asgjë për të fshehur”, tha Fleckenstein. 

Kunut Fleckenstein nuk u ka shpëtuar as pyetjeve lidhur me akuzat e opozitës për kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Ai u shpreh se është në dijeni të këtyre akuzave, por shtoi se ai nuk mund të jepte një opinion, pasi nuk ishte gjykatës. Ai ftoi prokurorinë që të bëjë punën e saj.

 “Ju i dini gjërat më mirë se unë. Kam dëgjuar për këto akuza që bëhen për kryebashkiakun e Durrësit. Por, s’jam gjyqtar. Do të duhet të lejohet që prokuroria të bëjë punën e vet. S’kam ndonjë mendim për këtë çështje. Dëgjoj me kujdes çfarë thuhet. Por nuk duhet të them se kush ka të drejtë apo jo”, tha ndër të tjera Fleckenstein.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë