Gazeta Si – Florian Marku është shpallur kampion në boks për peshën “welterweight”. Ai ka fituar titullin ‘WBC Silver’, pasi ka mposhtur me pikë meksikanin Miguel Parra Ramirez.
Iu deshën 10 raunde boksierit shqiptar për ta fituar ndeshjen e zhvilluar në ‘Air Albania’, në një atmosferë elektrizuese. Ishte një event i organizuar në formën e një spektakli.

U mendua se Marku do ta kishte më të lehtë fitoren, por boksieri meksikan tregoi një nivel të kënaqshëm. Gjyqtarët në fund morrën unanimisht vendimin për t’ia dhënë fitoren Markut.
Kjo ishte ishte fitorja e 12-të për boksierin shqiptar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje