Një 27-vjeçare nga Shqipëria është gjetur e vrarë në makinë, ndërsa dy fëmijët e saj të vegjël ishin ulur në sediljen e pasme të makinës në gjendje të tmerruar.
Ngjarja e rëndë që ka tronditur komunitetin shqiptar në Florida të Amerikës, ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:30 minuta (me orën lokale) në rrugën “60-th Street South” në Shën Petersburg.
Gruaja është identifikuarsi Joana Pecaj me origjinë nga Gjirokastra, e cila kishte vite që jetonte në SHBA. Një telefonatë në numrin e emergjencave 911 kishte njoftuar në polici vrasjen e vajzës.
Në momentin e parë, oficerët konstatuan se në trupin e shqiptares, ishte një plagë e dukshme me armë zjarri, e ndërsa për dy fëmijet e saj të mitur të cilët dyshohen se kanë parë të gjithë skemën e krimit ishin të pa dëmtuar.
Hetimet e policisë janë shtrirë në konfliktet e mundshme që shqiptarja mund të ketë pasur në shtetin amerikan, por edhe për lidhjet e saj në Shqipëri.
Mediat amerikane raportojnë se babai i vajzës është ekzekutuar me armë zjarri në vitin 1996 në Shqipëri, ku dyshohet për çështje që kanë të bëjnë më trafikun e drogës. Ndërkohë, autoritetet policore të Floridas kanë nisur hetimet për krimin e rëndë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje