Në Portin e Durrësit, vijon fluksi i hyrjeve të udhëtarëve drejt vendit tonë, për përballimin e të cilit tragetet po aplikojnë lundrime vajtje-ardhje, nga e mërkura deri të dielën e çdo jave.
Pesë tragete pritet të mbërrijnë vetëm këtë të shtunë në Portin e Durrësit nga linja e Barit dhe Ankonës, që pritet të sjellin rreth 7,500 udhëtarë, ndërsa më i ulët ky numër është në daljet nga vendi ynë drejt brigjeve italiane.
Policia Kufitare po punon me kapacitet të plotë me 20 sportele në funksion për përpunimin e pasagjerëve dhe mjeteve të tyre.
Sipas të dhënave të bëra publike nga Autoroteti Portual Durrës, fundjava e parë e gushtit solli në vendin tonë 17,100 pasagjerë, mes të cilëve 8, 704 shtetas shqiptarë+ 8, 396 të huaj dhe 5343 automjete.
Ndërsa në dalje kjo shifër ishte disa herë me ulët, konkretisht 6, 266 pasagjerë (2, 037 shtetas shqiptarë+ 4, 229 shtetas të huaj ) dhe 2036 automjete.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje