Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka i ka bërë thirrje demokratëve që të mos provokojnë dhe të nxisin përplasje.
“Demokratët janë 💙, jo mure, jo dritare, jo orendi! Demokratët janë paqja, jo urrejtja, jo linçimi, jo fyerja! Demokratët janë Liria, jo dhuna, jo djegia, jo shkatërrimi! Demokratët janë Ligji, jo muskujt. Demokratët janë Fjala, jo forca.
Në jemi 80 mijë demokratë, por duhet të respektojmë me paqen dhe civilizimin tonë ata 600 mijë shqiptarë që na votuan më 25 prill 2021. Ata, që i kishin varur kaq shpresa te ne, janë të trishtuar të na e shohin aq hapur etjen për të shqyer familjarin tonë, demokratin përballë.
Ata nuk do të na e falin kurrē qoftë një gur të hedhur sot, as qoftë miniaturat e skenarëve dumbabaiste të vitit 1998.
Kush nxit përplasje të demokratëve mes vedi sot, e dënoftë historia!”, shkruan Açka në Facebook.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje