Edhe pse prej viti PD-ja ka dorëzuar mandatet e deputetëve në Parlament, ajo se bashku me aleatët e saj do të përfitojnë fonde nga shtetit si pjesë e parlamentit. Kjo është vendosur edhe nga një shkresë e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi i cili ka paraqitur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shkresën për numrin e deputetëve që kanë partitë politike.
Në këtë listë përfitojnë PD, LSI, PDIU. Sipas ligjit për financimet e partive politike, 70 për qind e fondit u ndahet partive që kanë vende në parlament, pjesa tjetër, 20% u jepet partive politike që kanë marrë 10 mijë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Fondi në total ishte 140 milionë lekë dhe pjesën më të madhe e përfiton Partia Socialiste me rreth 65 milionë lekë të reja. Janë gjithsej gjashtë parti politike që përfitojnë fondet nga ana e shtetit. Si parti jo parlamentare, Libra është përfituese e këtij fondi me mbi 4,8 milionë lekë, ndërsa PSD përfiton fonde gjithashtu pasi ka një deputet në Parlament dhe përfaqësohet nga Tom Doshi.
Fondet sipas partive
Partia Socialiste e Shqipërisë 63.417.047 lekë
Partia Demokratike 38.911.877 lekë
Lëvizja Socialiste për Integrim 20.012.797 lekë
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 7.447.477 lekë
Lista e Barabartë 4.841.667 lekë
Partia Socialdemokrate 5.369.137 lekë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje