Deputeti demokrat Edmond Spaho e cilësoi një aferë personale të Lulzim Bashës përdorimin e parave ruse për lobim. Spaho është edhe anëtar i grupit të punës i ngritur nga kryesia e PD për hetimin e fondeve.
I ftuar në emisionin “Debat” në A2 CNN për grupin e auditit që do të hetojë këto pretendime, Spaho u shpreh se ish kreu i PD, Lulzim Basha do të ftohet të japë shpjegime për këtë çështje, pasi shumë nga deklarimet e tij të mëparshme nuk përputhen.
“Grupi i punës do të shohë dokumentacionin që ka për këtë cështje, si parantezë mund t’ju them se nuk ka dokumente te cilat te mund te shqyrtohen dhe as regjistrime te tjera megjithatë ne do të marrim dëshmitë e disa njerëzve që kanë dijeni dhe që kane deponuar edhe ne Prokurori si Ilir Dervishi, apo Arben Ristani madje do të thërrasim edhe z.Lulzim Basha pasi është detyra e tij të sqarojë se nga kanë ardhur këto para…Nuk dua ta paragjykoj vendimin e tij, ne do ta ftojmë pastaj është në vendimmarrjen e tij të vendosë”.
Sipas tij, SPAK duhet të kishte filluar rihetimin e kësaj dosje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje