Lajme

Forcat Demokratike të Sirisë, njoftojnë se ISIS u mposht

Një njoftim i Forcave Demokratike të Sirisë tregon se pas pesë vjetësh, beteja për të çarmatosur kalifatin e Shtetit Islamik, tashmë ka mbaruar dhe militantët janë larguar nga kështjella e fundit e Baghuzit e cila ndodhet shumë thellë në shkretëtirën siriane.
ISIS kishte mbajtur nën kontroll qytetin e vogël pranë lumit Eufrat, duke u shtrirë në një sipërfaqe prej 700 metra katrorësh dhe duke rezistuar. Por, të shtunën, një zëdhënës i Forcave Demokratike të Sirisë, Mustafa Bali shkroi në Twitter se qyteti ishte çliruar.
“Në këtë ditë unike në përkujtojmë mijëra martirë, përpjekjet e të cilëve bënë të mundur fitoren,” shkroi ai.
Heqja e kalifatit është një fitore e rëndësishme, pasi ISIS në kulmin e pushtetit torturoi më shumë se 8 milionë njerëz, duke përdorur predikimet islamikë në territorin e Sirisë dhe Irakut dhe shtrirja territoriale e Shtetit Islamik ishte përafërsisht sa madhësia e Mbretërisë së Bashkuar.

Rreth 6.000 kurdë dhe 2.000 luftëtarë të Forcave Demokratike të Sirisë, kanë vdekur në luftën katër vjeçare kundër grupit islamik në Siri, ndërsa mijëra të tjerë vdiqën përtej kufirit në Irak dhe mendohet se numri i viktimave është më i lartë se shifrat zyrtare.
Njoftimi i fitores në Baguz ishte disi i nënvlerësuar nga raportet që përcillnin autoritetet, por të premten Kino Gabriel, një tjetër zëdhënës i Forcave Demokratike të Sirisë, deklaroi se operacioni për të kapur ushtarët e ISIS që qëndronin nëpër shpella ishte kryer me sukses.
Ushtarët e Forcave Demokratike të Sirisë dhe komandantët e koalicionit ndërkombëtar, njoftuan rënien e kalifatit të shtunën, por gjithashtu ata u shprehën se duhet të jenë vigjilent për çdo rast, pasi ISIS mund të nxisë një luftë përsëri në shenjë hakmarrje.
Forcat e armatosura kanë çliruar shumë fshatra e qytete përgjatë lumit Eufrat, të cilët ishin nën sundimin e ISIS. Qëkur qeveria e Bagdadit e shpalli humbjen e ISIS në Irak në vitin 2017, grupi kreu më shumë se 1,000 sulme atje, ndërsa kreu i ISIS, Abu Hassan Al Muahajir, i cili nuk është gjetur ende i’u dërgoi një mesazh autoriteteve duke pohuar se kalifati nuk ishte mposhtur. /The Guardian/


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë