Politike

Forcim bashkëpunimit ekonomik, Rama zbulon se përse ndodhet në Turqi

Kryeministri Edi Rama zbuloi se qëllimi i vizitës së tij të dytë në Turqi në një hark kohor relativisht të shkurtër është tërësisht ekonomik.

“Vizitë dyditore për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport”, shkruan kreu i Qeverisë në Facebook.

Rama mbërriti në Ankara këtë të mërkurë i shoqëruar nga një delegacion i zgjeruar ministrash e ndihmësish të tij.

Vizita është e para pas 25 prillit dhe e treta pas asaj zyrtare në Ankara në fillim të vitit, kur u nënshkruan një sërë marrëveshjesh me Presidentin Erdogan, mes të cilave edhe ajo për ndërtimin e Spitalit të Fierit. Vizita pasuese e tij në fund të muajit mars ishte jozyrtare dhe qëllimi i saj ishte sigurimi i vaksinave anti-Covid.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë