Futboll

Formacioni më i mirë i Serie A, sulmi me Ronaldon, Lukakun dhe Muriel

Sezoni i fundit i Serisë A sapo është arkivuar dhe është koha për të bërë bilance. Falë të dhënave të Opta-s, që bazohen në disa statistika dhe numra të ndryshëm, është përcaktuar edhe formacioni më i mirë e kampionatit që u mbyll me Interin kampion të Italisë.

Në portë është Donaruma (Milan), në mbrojtjen me katër luajnë Kuadrado (Juventus) dhe Teo Hernandez (Milan) në krahë, kurse në qendër dyshja e Interit, Bastoni-De Vrij. Treshja e mesfushës formohet nga Zielinski (Napoli), De Paul (Udineze) dhe Malinovskij (Atalanta). Edhe sulmi është me tre lojtarë dhe ata janë Ronaldo (Juventus), Lukaku (Inter) dhe Muriel (Atalanta).

Formacioni më i mirë i Serisë A, sipas Opta-s. Gazeta Si, 25 maj 2021

Interi kampion përfaqësohet me tre lojtarë në këtë formacion, më pas vijnë Milani, Juventusi dhe Atalanta me nga dy lojtarë. Një skuadër ëndrrash, por mungojnë në të emra sugjestionues, siç janë interistët Hakimi dhe Barela, milanisti Kesi, sulmuesi i Fiorentinës Vlahoviç, pse jo dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti i Atalantës dhe Kombëtares shqiptare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë