Futboll

Formula e re/ Tirana fluturon në “Play-off”, një hap larg grupeve

Tiranës i ka buzëqeshur fati me formulën e re të aplikuar nga UEFA për kompeticionet europiane. Kampionët e Shqipërisë kanë kaluar direkt në fazën e “Play-off”-it të Ligës së Europës, pa luajtur fare në turin e tretë eliminator.

Një rregull i ri i UEFA-s bën që dy nga dhjetë skuadrat e eliminuara në turin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve, të kalojnë direkt në “Play-off”-in e Ligës së Europës. Dhe një nga këto dy skuadra është pikërisht Tirana, ndërsa skuadra tjetër që e ka pasur këtë fat është Ludogorets i Bullgarisë.

Një shans i madh për Tiranën, që është vetëm një hap larg fazës së grupeve të Ligës së Europës. Nëse kampionët e Shqipërisë ia dalin të kalojnë “Play-off”-in, që vendoset nga dy ndeshje dhe jo me ndeshje teke, do të hynin në histori me pjesëmarrjen për herë të parë në grupet e Ligës së Europës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë