Gazeta Si – Një stuhi e fortë goditi bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas mesnatës së kësaj të shtune, duke lënë rreth 100,000 banorë pa energji elektrike në pesë shtete dhe duke vrarë të paktën dy persona.
Bora dhe akulli goditën gjithashtu zonat jugore të pamësuar me mot të tillë të keq, duke përfshirë Misisipin verior, Alabaman dhe Xhorxhian, si dhe Karolinën e Jugut dhe të Veriut, ku ranë reshjet më të mëdha të borës.
Rreth 3.000 fluturime të anuluara, 8.000 të vonuara
Ekspertët kanë shpikur emrin kurioz të “bombogjenezës”, i cili është një process, sipas të cilit, përzierja e ajrit më të ftohtë me ajrin më të ngrohtë të detit, gjeneron një ndryshim të papritur në presionin atmosferik, i cili nga ana e tij shkakton një ciklon-bombë.
Në këto kushte, “National Weather Service” (NWS) në Boston, (Shërbimi Kombëtar i Motit), paralajmëron që popullata duhet të shmangë udhëtimet. Situata e ngricave ka penguar gjithashtu mijëra udhëtime, me rreth 3.000 fluturime brenda, ose jashtë Shteteve të Bashkuara të anuluara që të dielën e kaluar dhe më shumë se 8.000 fluturime të vonuara, sipas të dhënave të “FlightAware”.
130.000 njerëz pa energji elektrike, 25 milionë në gatishmëri
Stuhia masive e dimrit këtë fillim fundjave, solli borë dhe akull në lindje të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar paralajmërime për motin në shtetet që shtrihen nga Misisipi në Maine, duke lënë të paktën 130.000 njerëz pa energji elektrike, ndërsa zhvendosej në veri.
Stuhia është fuqizuar në orët e fundit dhe më shumë se 25 milionë njerëz që banojnë në rajonin qendror Appalachian, kanë mbetur në gatishmëri për shkak të borës dhe erës, me reshje të mëtejshme bore që priten në New Hampshire dhe Maine.
12.000 në errësirë në shtetin e Nju Jorkut
Situatat më dramatike ndodhën në Karolinën e Jugut dhe të Veriut, Virxhinia, Xhorxhia dhe Maryland, të cilave iu shtua shteti i Nju Jorkut me më shumë se dymbëdhjetë mijë njerëz të mbetur në errësirë.
Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në 25 qarqe të Karolinës së Veriut. Disa zona në jug të SHBA-së, kanë regjistruar mbi 30 cm borë, duke përfshirë East Flats në Karolinën e Veriut. Edhe pse nuk ka shumë reshje të dendura, flokë dëbore janë regjistruar deri në Dallas dhe Teksas.
Dhe pikërisht në Karolinën e Veriut dy persona humbën jetën në një aksident automobilistik, ndërsa ushtria ndërhyri në mbi 600 aksidente rrugore.
Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)













Lini një Përgjigje