Bota

Foto/ Digjet parku me pyje pranë Madridit, evakuohen banorët  

Gazeta Si – Një zjarr po shkatërron Parkun Kombëtar Monfragüe të Spanjës, afër Madridit.

Flakët e një zjarri pyjor jashtë kontrollit, i cili shpërtheu mbrëmjen e së enjtes, u përhapën me shpejtësi, të shtyrë nga era dhe temperaturat e larta, për të depërtuar në parkun që ndodhet në rajonin e Ekstremadurës.

Qyteti aty pranë, Casas de Miravete, është evakuuar, ndërsa një rrugë shtetërore që lidh këtë fshat me atë të Jaraiceco është ndërprerë.

Mbi 100 zjarrfikës janë aktivë në vendngjarje, të angazhuar në punën e frenimit të flakëve. Zjarret e tjera janë përhapur në zona të ndryshme të Spanjës, veçanërisht në pjesën perëndimore të vendit.

Një shqetësim i veçantë është ky aksion i autoriteteve që u zhvillua në provincën e Las Hurdes, gjithashtu në Ekstremadura.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë