Incidente të reja midis protestuesve palestinezë dhe policisë izraelite janë duke u zhvilluar edhe në orët e fundit në Malin e Tempullit në Jeruzalem. Radio Ushtarake raporton se ka pasur përleshje mes policisë dhe demonstruesve.
Këta të fundit kanë goditur me gurë, ndërsa policia izraelite u përgjigj me granata. Deri tani, raportohet për më shumë se 100 të plagosur nga përplasjet.
Përleshjet e dhunshme u shënuan për shkak të kërcënimit të dëbimit të familjeve palestineze nga pjesë të rrethit Sheikh Jarrah në Jeruzalemin Lindor.
Tensionet u rritën gjithashtu nga një marsh nacionalist hebre, i organizuar për të festuar pushtimin izraelit të Jeruzalemit Lindor, selia e Qytetit të Vjetër dhe vendeve të tij të shenjta, në vitin 1967.
Marshimi, zakonisht i ndjekur nga qindra të rinj izraelitë, gjithashtu përfshin një paradë në lagjet myslimane të qytetit dhe konsiderohet nga shumë palestinezë si një provokim.
“Ajo që ndodhi në Xhaminë Al Aqsa, është një masakër e vërtetë dhe një krim lufte. Ne u bëjmë thirrje njerëzve tanë të dalin në rrugë dhe të përballen me okupatorin”.
Deklarata është bërë në faqen e internetit të Hamasit nga zëdhënësi i saj, Sami Abu Zuhri. “Këto krime do të sjellin pasoja”, – vijon mesazhi.
Ndërsa ministri i Autoritetit Palestinez, Hussein Al Sheikh dhe një nga këshilltarët më të afërt të presidentit Mahmoud Abbas, ka theksuar: “Sulmi ndaj xhamisë Al Aqsa, është një krim i kryer nga pushtuesi. Udhëheqja palestineze po studion të gjitha opsionet për t’iu përgjigjur këtij agresioni urrejtës kundër vendeve të shenjta dhe qytetarëve”, – raporton “Time of Israel”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)












Lini një Përgjigje