Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, ka publikuar një foto domethënëse që shënjoi hapjen e rrugës së pluralizmit në vend; takimin e ish-Presidentit Ramiz Alia me studentët e 90-ës.
Meta ka publikuar një foto ku në qendër të saj është ish-studenti dhe heroi i demokracisë, Azem Hajdari dhe pas tij Ilir Meta dikur student po që sot akuzohet si i inflltruari i Ramiz Alisë në atë takim.
“Mbrojtja e demokracisë është sot një detyrë patriotike. Zgjidhja nuk është largimi nga vendi, as nënshtrimi, por përballja me të keqen, që ka kapur për fyti Shqipërinë!
Dita Ndërkombëtare e Demokracisë na gjen sot në betejë dhe në krye të misionit të përbashkët historik: Të shpëtojmë demokracinë nga pengmarrja e një pakice të inkriminuar dhe të korruptuar!
Kjo është beteja jonë, e njerëzve të lirë, të ndershëm dhe punëtorë, e rinisë tonë të mrekullueshme! Koha nuk pret! Demokracia, Liria dhe Dinjiteti Njerëzor janë të panegociueshme!”, shkruan Meta
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje